Shqipëria ka regjistruar këtë të hënë numrin më të ulët të rasteve pozitive me koronavirus në 8 javët e fundit.
?Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë?.
Për ekspertët e shëndetësisë, ecuria e pandemisë në vendin tonë është brenda pritshmërisë.
?Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 Prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik?.
75% e të prekurve nga koronavirusi tashmë janë shëruar, shumica e të infektuarve aktiv po qëndrojnë të izoluar në shtëpi, ndërsa në spitale numri i të prekurve vijon të jetë i ulët.
?Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive?.
Prej më shumë se 10 ditësh, në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e prekjes nga Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë, 31 pacientë e kanë humbur betejën me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/